Rreth nesh
Oxymammy është një markë maqedonase e frymëzuar nga përvoja personale prindërore dhe e krijuar me vizionin për të ofruar zgjidhje cilësore, funksionale dhe të sigurta që u ndihmojnë vërtet prindërve në përditshmëri.
Si nënë e një fëmije, përmes përvojës sime i kam ndier sfidat që sjell prindëria – mbajtja në krahë, përgjumja, ushqyerja, loja dhe udhëtimi. Nga ajo nevojë reale lindi Oxymammy: një markë që u ndihmon prindërve ta jetojnë çdo moment me fëmijët e tyre më thjesht, më afër dhe me më shumë gëzim.
Misioni ynë
Misioni i Oxymammy është i thjeshtë: ta bëjë prindërinë më të lehtë, më të sigurt dhe më të bukur. Çdo produkt zgjidhet me kujdes për të garantuar besim, siguri dhe rehati – si për prindërit, ashtu edhe për fëmijët e tyre.
Vlerat tona
Siguria
Çdo produkt plotëson standardet më të larta të cilësisë dhe mbrojtjes. Siguria nuk është kompromis, por themel.
Lidhja
Produktet që ofrojmë nxisin kontaktin e ngushtë dhe lidhjen emocionale mes prindit dhe fëmijës – një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të shëndetshëm.
Funksionaliteti dhe qëndrueshmëria
Zgjidhje të dizajnuara për t'iu përgjigjur nevojave reale të familjes në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit.
Komuniteti dhe mbështetja
Oxymammy është më shumë se një dyqan. Është një platformë që promovon prindërimin e ndërgjegjshëm, edukon dhe ndan përvoja përmes nismave OXYxMODU, OxyInsights dhe OxymammyTips.
Përmes lëvizjes #PseMbajtjaNëKrahë, theksojmë rëndësinë e kontaktit të ngushtë fizik dhe të përdorimit të duhur të produkteve ergonomike, duke kontribuar në ndërtimin e një kulture të shëndetshme prindërore.
Mbështetja e prindërve – shtytësi i rritjes
Oxymammy rritet falë çdo zgjedhjeje, çdo vizite dhe çdo përvoje të ndarë. Ajo mbështetje është frymëzim për ide të reja, zhvillim projektesh dhe zgjerim të vazhdueshëm të ofertës – gjithmonë në shërbim të më të rëndësishmëve: fëmijëve dhe prindërve të tyre.
Me dashuri,
Nevena
Ekipi i Oxymammy