Mirë se vini në botën e BeSafe
Siguria e fëmijës suaj është në radhë të parë.
Historia e BeSafe fillon me misionin për të ofruar siguri të lartë për fëmijët në trafik, duke kombinuar inovacionin, teknologjinë dhe një proces të rreptë të kontrollit të cilësisë. Ata besojnë se çdo fëmijë meriton një udhëtim të sigurt, pa kompromis në rehati apo stil.
Sot, BeSafe përfaqëson një markë lider në botën e sediljeve për fëmijë dhe sistemeve të udhëtimit me makinë, e njohur për inovacionin dhe sigurinë e nivelit më të lartë.
Sediljet e fëmijëve BeSafe janë zhvilluar sipas standardeve më të reja të sigurisë dhe janë njohur nga testet kryesore të pavarura si "më të sigurtat në kategorinë e tyre". Përveç mbrojtjes së lartë, këto ndenjëse janë të dizajnuara ergonomikisht për rehati maksimale të fëmijës suaj, me materiale që e bëjnë udhëtimin të këndshëm dhe pa stres.
Mjafton të zgjidhni modelin që i përshtatet moshës dhe peshës së fëmijës suaj, dhe jeni gati për aventura pa merak – me BeSafe, çdo udhëtim është i sigurt, i rehatshëm dhe elegant.
BeSafe e integron sigurinë e vet edhe në sistemet e udhëtimit me makinë, duke përfshirë iZi Modular, iZi Flex FIX dhe iZi Go Modular, të cilat janë ndër më të çmuarat në treg. Ato kombinojnë teknologjitë më të reja të sigurisë me dizajn elegant dhe praktik, duke u dhënë prindërve në mbarë botën besim të plotë.