Mirë se vini në botën e Ergobaby
Bartja do të thotë përqafim që jep siguri, qetëson dhe lidh.
Në vitin 2002, Karin Frost, nënë nga Maui, Hawai, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila nuk ishte e kënaqur me opsionet e disponueshme për bartjen e djalit të saj, në kërkim të bartëses ideale vendos të dizajnojë një bartëse që do të jetë e rehatshme dhe e lehtë për përdorim.
Duke u nisur nga dashuria e saj prindërore dhe dëshira për ta mbajtur të birin afër vetes, ajo krijoi dizajnin ergonomik dhe të rehatshëm të mbartësve Ergobaby.
Sot, dizajni i saj përfaqëson standardin e artë në botën e mbartësve. Mbartësit Ergobaby ofrojnë lirinë për të shijuar stilin tuaj të jetesës, duke ruajtur njëkohësisht pozicion ergonomik dhe natyral mbajtjeje të fëmijës suaj për zhvillim të drejtë trupor. Mbartësit Ergobaby e mbajnë fort fëmijën pranë prindit me shpërndarje të barabartë të peshës së fëmijës midis qafës dhe shpatullave, çka parandalon presionin dhe ngarkesën e shtyllës kurrizore të personit që e mban. Mbartësit Ergobaby janë njohur nga Instituti Ndërkombëtar i Displazisë së Ijeve si "të sigurt për ijët".
Me mbi 30 mbartës që janë pjesë e 5 kategorive kryesore: Embrace, Original, Omni 360, All Position 360 dhe Adapt, Ergobaby përfaqëson një kompani lider, premium, për produkte inovative që plotësojnë nevojat e sotme të prindërve.
Ergobaby ergonominë e vet e përfshin edhe në karrocën kompakte për fëmijë Ergobaby Metro. Kjo karrocë është e vetmja në treg që ka certifikatën gjermane AGR me njohjen "e shëndetshme për shpinën".
Karroca Ergobaby Metro i entuziazmon prindërit në mbarë botën sepse përfaqëson një përzierje të kompaktësisë, rehatisë, praktikës dhe dizajnit tërheqës.
Katalogu i produkteve