Dërgesë falas në të gjithë Maqedoninë për porosi mbi 3000 MKD

Mirë se erdhët në botën e MODU

Një lodër e re inovative me të cilën vetëm imagjinata është kufi.

MODU është një përbërje modulare kubesh nga shkuma e butë, që mund t'i lidhni me njëri-tjetrin dhe t'i përfshini në të gjitha aspektet e lojës aktive.

Kubet elegante në tone bazë neutrale me disa detaje me ngjyrë, njihen menjëherë për pamjen e tyre skandinave.

MODU
MODU

MODU u krijua në Kopenhagë, Danimarkë, ku u zhvillua nga një ekip të rinjsh që kishin vetëm një qëllim: duke krijuar kubet modulare, të dizajnojnë lodra të qëndrueshme dhe unike që do t'i ndihmojnë fëmijët t'i zhvillojnë aftësitë e tyre motorike përmes lojës aktive.

Kubet e buta MODU janë prodhuar nga material ekologjik, plastikë ABS 100% e riciklueshme për lidhëset, shkumë të sigurt EVA për kubet dhe e gjithë kjo është pa ftalate dhe BPA, kështu që janë të miratuara në kategorinë EN71.

MODU

MODU e nxit zhvillimin e fëmijëve falë "lojës aktive"! Kubet e buta prej shkume janë sfidë motorike dhe kreative, sepse mund të ndërtohen sipas udhëzimeve të dhëna, por fëmijët mund të krijojnë edhe krijime të veta si rezultat i imagjinatës së tyre.

Si alternativë ndaj kohës së kaluar para ekraneve, është e dobishme t'u mundësohet fëmijëve të luajnë sërish me lodra, dhe me MODU kjo është e mundur!

Kubet MODU janë të përshtatshme për fëmijë nga 6 muaj deri në 6 vjeç. Kur të blini një nga tri setet MODU, jini të sigurt se jo vetëm fëmija juaj më i vogël, por edhe vëllezërit ose motrat më të mëdha do të mund të luajnë me gëzim.

MODU

Katalogu i produkteve

logo