10.532 den.
12.390 den.
Shezlong Ergobaby Evolve 3 në 1
Cream
➕ Mbështetje ergonomike që nga dita e parë
➕ Lëkundje natyrale pa bateri ose priza
➕ Tre pozicione të animit me kontroll përmes pedalës
➕ E palosshme dhe e transportueshme lehtë
12.390 den.
-
Dërgesë në të gjithë Maqedoninë
-
Dërgesa: 1-5 ditë pune
-
Pagesë e sigurt me kartë
-
Mundësi pagese në dorë gjatë dërgesës
Ergobaby Evolve 3-në-1 është një shezlong i dizajnuar me mençuri që rritet bashkë me fëmijën tuaj – nga i porsalinduri, te foshnja që fillon të lëvizë, e deri te fëmija aktiv që dëshiron të ulet vetë. Falë dizajnit të kujdesshëm ergonomik, çdo fazë ofron mbështetje, rehati dhe siguri optimale.
Pjesa për të porsalindurin e mban trupin në pozicionin e duhur dhe ndihmon në parandalimin e sindromës së kokës së sheshtë, ndërsa pëlhura e butë e thurur dhe rrjeta që merr frymë ofrojnë rehati maksimale dhe qarkullim të mirë të ajrit.
Rregullohet me vetëm një shtypje të pedalës – tri pozicione të ndryshme mundësojnë kalim të lehtë nga pushimi, te relaksimi, e deri te ulja aktive. Mekanizmi natyral i lëkundjes nuk ka nevojë për bateri, prizë apo ndezje – lëvizjet e buta të foshnjës krijojnë një lëkundje ritmike qetësuese.
Shezlongu paloset lehtë, është kompakt dhe mund të bartet kollaj nga një dhomë në tjetrën. Pëlhura hiqet dhe lahet në makinë, çka e bën ideal për përdorim të përditshëm. Me ngjyra moderne dhe dizajn të përpiktë, përshtatet në mënyrë të përkryer në çdo shtëpi.
Karakteristikat:
• 3-në-1: shezlong për të porsalindur, djep lëkundës dhe karrige për fëmijë
• Pjesë ergonomike për të porsalindurin – mbështetje për kokën dhe trupin
• Ndihmon në parandalimin e sindromës së kokës së sheshtë
• Pëlhurë e butë, elastike dhe që merr frymë
• Tri pozicione të animit me pedalë dhe bllokues sigurie
• Lëkundje natyrale – pa bateri apo rrymë
• Plotësisht i paloshëm – i lehtë për t'u ruajtur dhe bartur
• Pëlhura hiqet lehtë dhe lahet në makinë
• Rrip me tokëza për ulje të sigurt
• I dizajnuar në bashkëpunim me pediatër
Specifikimet:
• Mosha: nga lindja deri në rreth 2 vjeç
• Pesha e fëmijës: 2,5 kg – 13,2 kg
• Pesha e produktit: 4 kg
Përmasat:
• 42 cm (gjerësia) × 81,3 cm (gjatësia) × 56 cm (lartësia)
• Lartësia kur është i palosur: 15,3 cm
Materialet:
• Pëlhurë e butë: 100% pambuk
• Pëlhurë rrjetë: 100% poliestër
• Rrjetë që merr frymë: 79% poliestër / 17% viskozë / 4% elastan
• Korniza: plastikë ABS
Certifikatat, çmimet dhe garancia:
• Çmimi „Best Newborn Bouncer“ – Parents Best for Baby 2025 - Njohje si shezlongu më i mirë për të porsalindur për vitin 2025.
• Garanci e përjetshme ErgoPromise™ - Standard i lartë cilësie që garanton qëndrueshmëri dhe besueshmëri.
• AGR – Aktion Gesunder Rücken e. V. (Healthy Back Campaign) - Rekomandim i certifikuar për mbështetje të shëndetshme të shpinës.
• Midwives - Vlerësuar nga 12 mami dhe profesionistë shëndetësorë, me më shumë se 100 prindër në praktikë reale.
• JPMA Innovation Award - Njohje për inovacion nga ekspertët e Juvenile Products Manufacturers Association – për produktet më emocionuese dhe inovative në sektorin e foshnjave.
• MadeForMums Awards – Medalje ari (vendi i parë) - Fitues në kategorinë e shezlongjeve, djepave lëkundës dhe karrigeve për foshnje.
• Babyforum Product Test - I shpërblyer për përdorim intuitiv, karakteristika sigurie, rehati dhe dizajn elegant.
• MamaReporter Product Test - Vlerësim 5/5 yje nga 10 familje – veçanërisht i lavdëruar për rehatinë, sigurinë dhe ergonominë e shkëlqyer.
• Prix Parents - Njohje për inovacion, praktikë në përditshmëri dhe siguri të lartë.
• Green Good Design Award - Konfirmim se Ergobaby punon vazhdimisht për dizajn më të mirë dhe inovacione të qëndrueshme.